VIRUSI “INDIAN” NËN KONTROLL, S`KA INFEKTIME TJERA

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sigurojnë se përjashtohet mundësia që virusi indian që ishte detektuar së fundmi, të jetë transmetuar tek persona të tjerë.

Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe ka theksuar se konform përvojave të rajonit, lloji indian I virusit nuk duhet që ta përkeqësojë situatën epidemiologjike në vend në prag të sezonit veror, por se autoritetet me vëmendje do ta ndjekin situatën.

Nga ana tjetër ekspertët thonë se imunizimi masiv mund ta parandalojë ekspansionin e virusit, duke paralajmëruar se qytetarët nuk duhet të relaksohen.

Ndryshe, virusi indian ishte detektuar tek një shtetas I Maqedonisë së Veriut I cili ka punuar në një bazë ushtarake në Irak. Varianti indian është identifikuar në laboratorin e Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, pasi mjekët kishin dyshuar për probleme të caktuara shëndetësore.

Njoftohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore, po rikuperohet dhe se së shpejti mund të lëshohet për mjekim shtëpiak.

Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut epidemia gjithnjë e më shumë po qetësohet. Sipas të dhënave të ISHP-së, javën e fundit, shifrat e infektimeve të reja kanë rënë për 30%, kurse të vdekjeve për 46%. Aktualisht raportohet për 451 raste aktive me COVID-19, kurse janë pesë qytete që tashmë nuk shënojnë asnjë rast aktiv. /KlanMacedonia

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey