Virusi, italianët u vënë maska edhe manekinëve (FOTO)

“Wind of Change” të Scorpions, e prodhoi CIA?

“Wind of Change” të Scorpions, e prodhoi CIA?

Faza e dytë në Itali, po vjen me kontrolle e masa të kujdesshme, por edhe një sensibilizim të gjerë të shoqërisë në vendin e goditur rëndë nga pandemia. Shenjë e qartë e kësaj përpjekjeje për ndërgjegjësim janë dhe disa vitrina dyqanesh në Milano, ku manekinëve u janë vendosur maska.

Menaxheri i njërit prej tyre, Sandro Lussignoli thotë se njerëzit duhet të mësohen me idenë që “ maskat do të duhet t`i mbajnë për një koghë të gjatë”, ndaj fakti që ia vendosën edhe manekinëve, nuk i duket i pavend.

“Shpresojmë që këto kohë të vështira të kalojnë shpejt, por ne bëjmë zgjedhjen tonë dhe ajo është t`I tregojmë njerëzve se duhet t`I mbajnë maskat, sepse na shpëtojnë jetën”, shtoi ai. Italianët kanë nisur t`I kthehen ngadalë përditshmërisë së tyre me zbutjen e mëtejshme të izolimit.

Për të parën herë në më shumë se muaj, në vendin ku pandemia mori mbi 32.000 jetë njerëzish, baret dhe restorantet janë hapur e mbushur me njerëz. Edhe nuk janë në fakt një pakicë ata që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social dhe nuk mbajnë maska, kaq ka mjaftuar për të ngjallur shqetësime mbi një rritje të re të numrit të infektimeve.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey