Visar Ganiu në Forumin Ekonomik dhe të Turizmit Rajonal të UBSHR në Tiranë

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon, që po mbahet në Tiranë dhe pjesë e të cilit union është edhe Komuna e Çairit.

Në kuadër të këtij evenimenti u mbajt edhe Forumi Ekonomik dhe Turizmi Rajonal, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit e UBSHR-së theks të veçantë vendosën në tematikën Rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe qytetet shqipfolëse, pasuritë kulturore, si dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik-social të qyteteve tona, por gjithashtu u diskutua dhe u këmbyen mendime edhe për “Tirana European Youth Capital 2022”, si një mundësi e zhvillimit, promovimit dhe integrimit të rinisë së rajonit në një platformë të përbashkët turistike, ekonomike, sociale, kulturore për anëtarët e UBSHR-së.

Ganiu para pjesëmarrësve në Forum ka potencuar se nuk ka kënaqësi më të madhe kur bukuritë natyrore, veçoritë kulturore, ekonomike, turistike të rajoneve tona i sjellim në një vend të përbashkët.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey