Vitaminat që ndihmojnë me funksionimin e nervave

Dëmtimi i nervave ndodh kur veshja e jashtme që mbulon nervat shkatërrohet.

Në këtë pikë nervat nuk janë më në gjendje të përçojnë siç duhet sinjalet e komunikimit mes trurit dhe palcës kurrizore.

Një nga shkaqet më të shpeshta të dëmtimit të nervave është mungesa e vitaminave. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me vitaminat më të mira që mbajnë nervat të shëndetshme.
Vitaminat B

Kompleksi i vitaminave B është i rëndësishëm për funksionimin e nervave.

Mungesa e tyre në organizëm mund të çojë në dëmtime të nervave në duar dhe këmbë.

Diabetikët mund të vuajnë nga ndjesia e shpimit dhe mpirjes që shkaktohet nga diabeti, veçanërisht kur kanë mungesë të vitaminave B6 dhe B12.

Një studim të cilit AgroWeb.org i referohet, zbuloi një lidhje midis mungesës së B12 dhe neuropatisë periferike. Një çrregullim që shkakton në komunikim të dobët midis trurit dhe palcës kurrizore.

Njerëzit që marrin shumë pak vitaminë B12 mund të shfaqin dobësi, dridhje, dhimbje, mpirje, ndjesi shpimi, ngërçe të muskujve dhe ndjesi djegieje.

Ndërsa vitamina B6 jo vetëm që i jep trupit energji, por ka edhe një efekt natyral qetësues. Mungesa e saj lidhet me problemet neurologjike.

Ajo rekomandohet zakonisht për pacientët me sindromën e tunelit karpal. Ënjtja dhe ndjesia e shpimit në kyçe apo pjesë të tjera të trupit mund të shkaktohet gjithashtu nga nivelet e ulëta të kësaj vitamine.

Vitamina B1 dhe B3 ndihmon në reduktimin e ankthit dhe ka një efekt qetësues nervor.
Vitamina E

Kjo vitaminë ndihmon në rregullimin e funksionit të duhur të sistemit nervor. Mungesa e kësaj lënde ushqyese mund të shkaktojë degradim të neuroneve.
Vitamina C

Vitamina C ka shumë përfitime dhe lehtësimi i ankthit është një prej tyre. Ajo ndihmon në kiminë e shëndetshme të trurit dhe funksionin e gjëndrës mbiveshkore. Në doza të mëdha, ka një efekt të madh qetësues.
Kalciumi dhe magnezi

Kalciumi ka veti natyrale qetësuese dhe magnezi ndihmon në nxitjen e relaksimit duke ulur nivelet e ankthit dhe nervozizmit. Magnezi gjithashtu ndihmon në lehtësimin e spazmave të muskujve,ë një arsye tjetër pse atletët duhet të marrin mjaftueshëm prej tij.

Aktiviteti fizik dhe djersitja nuk janë faktorët e vetëm që ulin rezervat e magnezit. Alkooli gjithashtu varfëron magnezin e trupit, duke çuar në nervozizëm dhe tension./AgroWeb

Top Channel

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey