Vitia tregon se sa qytetarë po shpresojnë t’i vaksinojnë brenda muajit

Vitia: Synojmë të kryejmë deri 500 mijë vaksinime brenda një muaji.

Ministri Shëndetësisë, Arben Vitia, duke folur për vaksinimin masiv, ka thënë se synimi është që brenda një muaji të realizohen deri në 500 mijë vaksinime.

Sipas ministrit po kryhen deri në 8,000 vaksinime në ditë pas asnjë problem.

“Nga 15 qershori, kur ka filluar të zbatohet ky plan, e kemi parë që pa asnjë problem, nga 2,500 deri në 3,000 që janë bërë më herët brenda dite, kemi arritur t’i vaksinojmë deri në 8,000 qytetarë brenda ditës”, tha Vitia, për RTV21.

Ai paralajmëroi se javën e ardhshme do të arrijnë sasia e vaksinave të para të blera nga Qeveria.

“Në javën e ardhshme pritet të vijë kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer, nga kontrata që kemi nënshkruar që të vijë në Republikën e Kosovës. Dhe i gjithë plani i vaksinimit do të bëhet në bazë të vaksinave që tani i kemi në stok”, tha ministri Vitia.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey