Vitia – Zemajt: I keni sjellë specializantët koridoreve të QKUK-së, pa pasur askush t’i mësojë

Kanë vazhduar replikat në mes të ish-ministrit të shëndetësisë Armend Zemaj dhe ministrit aktual Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka kritikuar paraardhësin e tij Armend Zemajn për hapjen e konkursit për specizlizantët, të cilët sipas ministrit po sillen koridoreve të QKUK-së pasi spo ka mentorë të mjaftueshëm për t’i mësuar.

Vitia ka thënë se gjëja më e lehtë është që të nënshkruhet konkursi për 1.400-2000 specializime në kohë të pandemisë, të cilët janë larguar nga vendet ku punuan në terren dhe sillen në koridoret e QKUK-së, pa pasur kush t’i mësojë.

“Folët për specializime, gjëja me e lehtë është të nënshkruhen 1.400-2000 specializime. Në kohë pandemie të merren 1.400 punëtorë -ushtarë të kësaj pandemie nga vendet ku punojnë edhe merren direkt me pacientët në terren, ku nuk kanë çfarë të bëjnë se nuk kanë mentorë të mjaftueshëm e nuk e marrin as dijen e duhur -është një dëm që nuk mund të riparohet. Keni larguar komplet mjekët nga fronti dhe keni sjellë në koridore të QKUK-së, pa pasur askush t’i mësojë….”, tha ai ndër të tjera.

Replikat mes tyre nisën pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar ministrin aktual Arben Vitinë për menaxhimin e gjendjes me COVID-19.

Ai ka thënë se pasi i ka dorëzuar detyrën ministrit Vitia, është dëshpëruar me situatën e krijuar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey