Vjen në jetë vajza e Meghan dhe princit Harry

Erdhi në jetë vajza e Meghan dhe princit Harry.

Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë, vajzë.

Çifti nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se vajza erdhi në jetë ditën e premte në spital në Santa Barbara në Kaliforni.

Meghan dhe foshnja janë mirë dhe janë rikthyer në shtëpi.

Të bijën ata e kanë quajtur Lilibet Diana.

Emri Lili iu vendos sipas stërgjyshes, mbretëreshës, të cilën e gjithë familja e quajnë Lilibet, u tha në deklaratën e çiftit.

Ndërkohë emri Diana, është zgjedhur në nder të gjyshes së vdekur Princeshës se Uellsit.

Harry dhe Meghan janë prindër të një djali i cili muajin e kaluar mbushi 2 vjet.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey