Vjen reagimi i Megan dhe Harry pas vdekjes së Princit Philip

Meghan dhe Harry reagojnë pas vdekjes së Princit Philip.

Princi Philip ndërroi jetë dje, në shtëpinë e tij në Ëindsor. Dhe tani të gjitha shikimet janë drejtuar nga Meghan Markle dhe Princi Harry, të cilët janë larguar nga familja mbretërore që kur hoqën dorë nga detyrat e tyre në fillim të vitit 2020.

Kohët e fundit, tensionet midis çiftit dhe familjes mbretërore kanë qenë kryefjalë e mediave, pas intervistës me Oprah Ëinfrey.

Shumë njerëz po pyesin se si çifti do ta trajtojë publikisht lajmin; nëse do të kthehen në Londër për varrimin; dhe nëse vdekja e Filipit do të ndikojë ose do të ndihmojë në rregullimin e marrëdhënieve të Harryt me familjen e tij, përfshirë vëllain e tij, Princin Ëilliam, ose babanë, Princin Charles.

Pas vdekjes së Princit Philip, Duka dhe Dukesha e Sussex postuan një mesazh të përzemërt dje pasdite për nder të Princit Philip.

“Në kujtim të dashur të Lartmadhërisë së Tij Mbretërore, Dukës së Edinburgut, 1921-2021. Faleminderit për shërbimin tuaj… do të na mungosh shumë. ”

Është e paqartë nëse Harry dhe Meghan – të cilët janë të zhvendosur në Kaliforni – ishin vënë në dijeni të vdekjes së Princit Philip paraprakisht, por mesazhi i tyre është në përputhje me pjesën tjetër të familjes mbretërore. Kate Middleton dhe Princi Ëilliam ndryshuan në heshtje titullin në faqen e tyre në Tëitter në Kennsington Royal në një foto të qeshur bardh e zi të Princit Philip.

Sipas burimeve për Daily Mail, Harry po bën të pamundurën të jetë në varrimin e gjyshit të tij, ndërsa Meghanit nuk i është këshilluar të udhëtojë për shkak se ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey