Vjosa Osmani takohet me drejtuesin e Parlamentit në Estoni – pritet riaktivizimi i grupit parlamentar të miqësisë

Osmani takohet me drejtuesin e Parlamentit në Estoni – pritet riaktivizimi i grupit parlamentar të miqësisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Estoni është pritur nga Presidenti i Parlamentit, Juri Ratas.

Në takim, Osmani ka falënderuar Ratas për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës.

Ajo ka thënë se Kosova synon të ndërtojë partneritet të qëndrueshëm më Estoninë, si një vend shembull në fushën e e-qeverisjes dhe demokratizimit.

Osmani ka theksuar ndër të tjera se pret mbështetjen e Estonisë në rrugën evropiane të Kosovës.

Tutje ajo ka përmendur se me Estoninë, Kosova synon të thellojë marrëdhëniet bilaterale, teksa pret mbështetje edhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata multilaterale, transmeton Klankosova.tv.

Në takim me Presidentin e Parlamentit estonez, Presidentja Osmani ka thënë se Kosova mirëpret thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, ndërkohë që është në procedurë riaktivizimi i grupit parlamentar të miqësisë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey