Vjosa Osmani tregon se a do të vazhdojë të mbetet në LDK

Nga interesi e krenaria tek arroganca, njihuni me anën e errët të çdo shenje të horoskopitNënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani thotë se do të vazhdojë të jetë pjesë e LDK-së derisa të votohet nga qytetarët.

“Derën mund të ma tregojnë vetëm qytetarët e Kosovës. Janë ata që më kanë sjell deri këtu”, tha Osmani.

Thotë se ajo vetëm po e mbron fjalën e dhënë para qytetarëve.
“Është e lehtë për njerëzit që ndryshojnë qëndrime të tentojnë ta mbulojnë atë ndryshim duke i sulmuar të tjerët. Në këtë rast e kane gjet sulmin kundër meje, ofendimet, linçimet sepse unë nuk kam banda që më mbrojnë e as nuk e kam keqpërdor asnjëherë pushtetin siç e kanë bërë shumë parti të tjera në mënyrë që atë keqpërdorim në ndërkohë ta shfrytëzojë për të arritur diçka në politikë”, theksoi Osmani.

“Nëse unë jam duke gabuar dëmi do të jetë personal, nëse ata janë duke gabuar dëmi do të jetë për tërë Kosovën”, tha Osmani.

The post Vjosa Osmani tregon se a do të vazhdojë të mbetet në LDK appeared first on ShqipMedia.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey