Vladimir Putin, ose “udhëheqësi i përjetshëm” (FOTOT)

Pas 20 vitesh në pushtet Vladimir Putin vazhdon të shkaktojë polarizim; duke vlerësuar avancimin e Rusisë në teknologjinë e raketave hipersonike, e duke qëndruar në krah të presidentit amerikan, Donald Trump ndërsa ai përballet me procedurat e shkarkimit.

Sundimi i Putin filloi pasi paraardhësi i tij, Boris Yelcin, njoftoi dorëheqjen në fjalimin e vititi të ri 2000. Njeriu i ri i forte i Kremlinit, nuk humbi kohë për të parashtruar planet ambicioze.

“E kam thënë gjithmonë dhe do e them se shteti rus duhet të jetë i fortë”, deklaron në atë kohë presidenti Putin.

Putin përshkallëzoi luftën brutale në Çeçeni, duke shtypur rebelimin që kishte shpërthyer atje, me kosto të mëdha njerëzore dhe materiale. Presidenti i ri e bëri të qartë se do të tregohej i ashpër me terrorizmin.

Forcat speciale ruse sulmuan një teatër në Moskë, të pushtuar nga rebelet çeçenë në vitin 2002, çka çoi në vdekjen e mbi 130 pengjeve. Mbi 330 të tjerë u vranë kur forcat speciale të Moskës sulmuan një shkollë të marrë peng nga ekstremistët, në jug të Rusisë në vitin 2004.

Ndërkaq, ekonomia ruse filloi të përmirësohej, pjesërisht falë çmimeve të larta të naftës, diçka kjo që nxiti popullaritetin e Putin.

Pasi përfundoi dy mandate, sipas Kushtetutës, Putin e kishte arritur limitin. Por gjeti një zgjidhje; ndërroi vendet me kryeministrin Dmitri Medvedev për 4 vite e më pas ndryshoi Kushtetutën duke e zgjatur mandatin nga 4 në 6 vite para se të rikthehej president. Por edhe kur ishte kryeministër, nuk kishte asnjë dyshim se Putin ishte shefi.

Perëndimi po lexonte qarte mesazhin se Rusia ishte kthyer në forcë kryesore në politikën ndërkombëtare. Në 2008 ushtria ruse pushtoi Gjeorgjinë dhe Osetinë Jugore.

Putin u rizgjodh për të tretën herë si president në 2012-tën dhe shtypi protestat kundër tij, pavarësisht dënimit ndërkombëtar. Konfrontimi me Perëndimin u bë më i ashpër e në 2014-tën Kremlini pushtoi e më pas aneksoi rajonin ukrainas të Krimesë. Rusia akuzohet gjithashtu se nxiti dhe ndihmoi kryengritjen në Ukrainë, ku gjithashtu pati mijëra të vdekur. U fajësua edhe për rrëzimin e një avioni komercial të “Malasia Arlines”, me pasojë vdekjen e të gjithë personave në bord.

Forcat ruse mbështesin presidentit sirian, Bashar Al Asad kundër rebelimit në shtetin Lindjes së Mesme. Sipas Perëndimit, bombardimet ruse dhe shënjestrimi i shpeshtë i zonave civile, përbëjnë krim lufte.

Presidenti putin akuzohet gjithashtu për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në çështjen e brendshme të Shteteve Perëndimore, përfshirë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016-të. 20 vjet pasi mori udhëheqjen e vendit, presidenti rus vazhdon të mbërthejë fort pushtetin, me një opozitë gjerësisht të margjinalizuar. Megjithatë sanksionet ndërkombëtare dhe izolimi, bashkë më dobësimin e ekonomisë e kanë çuar në pikiatë popullaritetin e tij.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey