VLEN finalizon listën: Ja ndryshimet ministrore dhe pozitat kyçe që pritet të ndërrohen
Një nga kombinimet është që Bekim Sali, i cili është nga Alternativa, të jetë zëvendëskryeministër i parë i ngarkuar për qeverisje të mirë, pra të vijë në vend të zëvendëskryeministrit aktual për qeverisje të mirë, Arben Fetai. Fetai (ASH) do të ishte ministër për çështje evropiane në vend të Orhan Murtezanit nga Alternativa, i cili, […] The post VLEN finalizon listën: Ja ndryshimet ministrore dhe pozitat kyçe që pritet të ndërrohen appeared first on InfoShqip.com.
Një nga kombinimet është që Bekim Sali, i cili është nga Alternativa, të jetë zëvendëskryeministër i parë i ngarkuar për qeverisje të mirë, pra të vijë në vend të zëvendëskryeministrit aktual për qeverisje të mirë, Arben Fetai.
Fetai (ASH) do të ishte ministër për çështje evropiane në vend të Orhan Murtezanit nga Alternativa, i cili, nga ana tjetër, do ta plotësonte vendin e zbrazët të zëvendësministrit të mbrojtjes.
Kombinimet e propozuara për resorët dhe zgjidhjet kadrovike VLEN duhet t’ia dorëzojë kryeministrit Hristijan Mickoski deri të martën, pasi pas zgjedhjeve lokale në Qeveri u liruan postet e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të mjedisit jetësor. Më herët, partitë e koalicionit VLEN duhet të harmonizohen mes vete si për resorët, ashtu edhe për propozimet për ministra, informon për “Sloboden Peçat” një funksionar i lartë nga VLEN.
Në listën që do t’i dërgohet Mickoskit duhet të gjenden edhe emrat e drejtorëve të rinj për institucionet, kolltuqet e të cilëve u liruan pasi paraprakët u bënë kryetarë të rinj komunash pas zgjedhjeve të fundit lokale.
Siç ka publikuar tashmë “Sloboden Peçat”, Mickoski ka insistuar që Bekim Sali, si zëvendëskryeministër i parë, të udhëheqë edhe me një resor, pra të ketë detyra konkrete dhe përgjegjësi për një resor të caktuar. Kombinimet që tashmë po bëhen në VLEN janë rokada të resorëve të udhëhequr nga kuadrot e partnerit shqiptar në qeveri.
The post VLEN finalizon listën: Ja ndryshimet ministrore dhe pozitat kyçe që pritet të ndërrohen appeared first on InfoShqip.com.