VMRO akuzon funskionarët e lartë se janë vaksinuar ilegalisht

VMRO-DPMNE ka hedhur dyshime se përfaqësuesit e lartë shtetëror janë vaksinuar kundër koronavirusit. Siç sqaruan nga grupi parlamentar i kësaj partie, në bazë të këtij dyshimi, do të dërgojnë kërkesë tek Komisioni parlamentar i shëndetësisë, që Ministria e Shëndetësisë, t’i publikojë emrat saktësisht se kush është vaksinuar .

“Nuk ndalojnë lajmet në opinion se janë vaksinuar funksionar të lartë dhe përfaqësues qeveritar. Dyshimi është se ku janë vaksinuar, në shtetin tonë apo shtetet tjera. Dyshimet se vaksinimi po keqpërdoret, më saktësisht se janë vaksinuar politikanë nga pushteti, duhet të zbardhet. Nuk mund dhe nuk guxon të mos ketë vaksina për punëtorët shëndetësor, ndërsa, të ketë për politikanët nga pushteti. Në interes të shëndetit publik apelojmë informacionet për atë se kush është vaksinuar të deklasifikohen, tregoni kush është vaksinuar”, theksoi deputeti opozitar, Mile Lefkov.

Ai shtoi se kur çdo ditë numri i të vdekurve po rritet , nuk është koha për të fshehur të dhënat, dhe as punë dhe numra me të cilët duhet të spekulohet. Përndryshe, prioritet për vaksinim kundër Kovid-19, në vendin tonë kanë personeli mjekësor që deri më tani janë vaksinuar 6.491 punjonjës shëndetësorë, ndërsa, 111.048 qytetarë kanë shprehur dëshirë për imunizim.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey