VMRO-DPMNE: Bllokada aktive vazhdon edhe këtë verë, LSDM dhe BDI duhet të bien

“Bllokada aktive vazhdon edhe këtë verë, dhe nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhje, atëherë ajo kthehet në bllokadë të plotë të institucioneve, LSDM dhe BDI duhet të bien”, thuhet në një komunikatë të lëshuar sot nga partia VMRO-DPMNE.

Nga partia më e madhe opozitare njofton se gjatë verës do të ndërmarrë aktivitete të ndryshme proteste në të gjithë vendin.

Më tej nënvizohet se ekipet e kryesisë partiake dhe deputetët do të vizitojnë të gjitha vendbanimet për siç thuhet “për të mobilizuar popullin kundër pushtetit që po na varfëron çdo ditë”. “Nëse Kovaçevski dhe Ahmeti vazhdojnë të injorojnë nevojën për zgjedhje, VMRO-DPMNE do t’i afrohet bllokadës së plotë të institucioneve, rrugëve deri në marrëveshje për zgjedhje”, thuhet në deklaratë.

Kjo parti shton se dëmi i shkaktuar nga qeverisja e LSDM-së dhe BDI-së është më i madh se çdo dëm tjetër.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey