VMRO-DPMNE-ja e “zemëruar”! Kryetarët e komunave nga kjo parti do ta bojkotojnë Arsovskën

Nga VMRO-DPMNE-ja janë “zemëruar” me kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, e cila sot gjatë një ngjarjeje në komunën e Gazi Babës, nuk e ftoi kryetarin e komunës së Gazi Babës, nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

“Kryetarja Arsovska sot promovoi projekt në komunën e Gazi Babës i cili ishte mbështetur nga shumica e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni në Këshillin e Qytetit të Shkupit, ndërsa në të cilin për shkaqe të pakuptueshme nuk ishte ftuar kryetari, Bobi Stefkovski me bashkëpunimin e të cilit punohet në projekt”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Si rrjedhojë, nga VMRO-DPMNE thonë se të gjithë kryetarët e komunave nga kjo parti do të bojkotojnë ngjarjet ku do të jetë prezent Arsovska.

“Për shkak të mospasjes së komunikimit adekuat dhe normal të cilin duhet një kryetar i Qytetit të Shkupit ta ketë për të mirën e qytetit, si dhe për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të premtuara nga programi “Për Shkup modern”, për të cilin edhe i ishte dhënë besimi kryetares Arsovska, por e..

Nga VMRO-DPMNE-ja janë “zemëruar” me kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, e cila sot gjatë një ngjarjeje në komunën e Gazi Babës, nuk e ftoi kryetarin e komunës së Gazi Babës, nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

“Kryetarja Arsovska sot promovoi projekt në komunën e Gazi Babës i cili ishte mbështetur nga shumica e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni në Këshillin e Qytetit të Shkupit, ndërsa në të cilin për shkaqe të pakuptueshme nuk ishte ftuar kryetari, Bobi Stefkovski me bashkëpunimin e të cilit punohet në projekt”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Si rrjedhojë, nga VMRO-DPMNE thonë se të gjithë kryetarët e komunave nga kjo parti do të bojkotojnë ngjarjet ku do të jetë prezent Arsovska.

“Për shkak të mospasjes së komunikimit adekuat dhe normal të cilin duhet një kryetar i Qytetit të Shkupit ta ketë për të mirën e qytetit, si dhe për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të premtuara nga programi “Për Shkup modern”, për të cilin edhe i ishte dhënë besimi kryetares Arsovska, por edhe përfshirjes së saj të fuqishme në afera të dyshimta dhe kriminele VMRO-DPMNE në tërësi distancohet nga sjellja e Arsovskës dhe kryetarët e VMRO-DPMNE-së nuk do të marrin pjesë në asnjë ngjarje të kryetares Arsovska.Urime koalicioni i ri i Arsovskës së shantazuar dhe dezertorit Kovaçevski.

Loading...