VMRO-DPMNE kërkon rigjykim për “27 prillin”: Pse mos të ketë sikur për rastin “Monstra”?!

VMRO-DPME kërkon rigjykimin e ngjarjeve të 27 prillit. Nëpërmjet një kumtese nga partia opozitare maqedonase thonë se Zaev ka frikë nga rigjykimi i 27 prillit sepse nga ajo mund të dalin dëshmi të reja të cilët do të hedhin dritë të re dhe një të vërtetë të re, dhe ajo e vërtetë është se të dënuarit nuk janë terroristë.

“Në mënyrë shtesë për këtë rast u paraqit edhe audio material i cili tregon se dëshmitari kryesor i prokurorisë është seriozisht i kompromentuar. Në fund të fundit kur mundeshe të përsëritet gjykimi për rastin Monstra ku në mënyrë mizore u vranë pesë persona, pse të mos përsëritet gjykimi për këtë rast”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey