VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI ta mbështesin rezolutën

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, i ka ftuar partitë në pushtet që ta mbështesin rezolutën e tyre në Kuvend, për negociatat me Bullgarinë.

“Nga kjo parti thonë se nëse ato janë të sinqerta ndaj Maqedonisë, duhet ta mbështesin rezolutën për vijat e kuqe për negociatat me Bullgarinë.

“Nuk ka nevojë për ndryshime në tekst. Rezoluta thekson vijat e kuqe dhe mbron gjuhën, kombin dhe identitetin. Rezoluta është një kornizë nga e cila nuk duhet të dalë as Zoran Zaev dhe as ndonjë qeveri tjetër. Nëse LSDM dhe BDI kanë interesin e njerëzve, mbi të gjitha, nuk ka asnjë arsye për të mos e pranuar rezolutën”.

“Ne presim që interesat e partisë të kapërcehen dhe të gjithë të qëndrojnë pas interesit të shtetit. Rezoluta do të jetë një pozicion kombëtar dhe si e tillë vetëm mund të forcojë pozicionet maqedonase. Ne apelojmë që të mos gjenden justifikime dhe që Rezoluta të bllokohet përmes Kuvendit. Ne presim një qasje të përgjegjshme”, thonë nga VMRO-DPMNE./Telegrafi

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey