VMRO-DPMNE: Me ikjen nga referendumi, Kovaçevski ikë nga populli

Partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE sërish e ka akuzuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski se frikësohet nga referendumi për negociatat me BE-në, gjegjësisht zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Nga kjo parti thonë se referendumi është arritja më e madhe e demokracisë.

“Nëse Kovaçevski beson në vetvete dhe se kjo që po bën është e drejtë, do të kishte dalë në referendum. Por Kovaçevski e di se po bën tradhti dhe po bën bullgarizimin dhe asimilimin e popullit dhe për këtë po ikën nga referendumi. Duke dashur të lërë pas vetes çështjen e referendumit, duke menduar se do të kalojë shpejt, ai bën deklarata që përçmojnë popullin dhe tregojnë fytyrën e tij të vërtetë. Kovaçevski punon vetëm në interes të qëndrimit një ditë më gjatë në pushtet. Të gjitha veprimet e tij që tani deri në ditën kur ai do të bjerë nga pushteti do të jenë vetëm për mbijetesën e zhveshur të pushtetit”, thonë nga partia opozitare maqedonase. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey