VMRO-DPMNE: Në vend të masave kundër pandemisë, Zaev dhe Filipçe me fushatë të shtrenjtë para zgjedhjeve

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka akuzuar pushtetin për keqmenaxhim të situatës me pandeminë. Nga kjo parti thonë 300 mijë euro ka kushtuar fushata e Zaevit dhe Filipçes kundër pandemisë. Ata thonë se në vend të ilaçeve kundër sëmundjes, populli ka marrë reklama.

“Zoran Zaev dhe Venko Filipçe me fushatën për vaksinim janë vonuar nëntë muaj, janë vonuar edhe me vaksinat, ndërsa deri tani kanë miratuar vetëm masa fashiste. Përveç masave fashiste, Zaev dhe Filipçe njihen edhe për tatime dhe mbledhje të parave”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se faktori ndërkombëtar duhet ta dijë për tentimin për korrupsion zgjedhor, nëpërmjet fushatës për vaksinim.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey