VMRO-DPMNE për fushatën e Qeverisë: Të gjitha fotografitë janë shkarkuar nga interneti dhe kushtojnë 20 euro

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e ka akuzuar Qeverinë në lidhje me fushatën për vaksinim, të cilën e nisën para disa ditëve.

Nga VMRO-DPMNE thonë të gjitha fotografitë të cilat Filipçe dhe Zaevi i përdorin për fushatë janë shkarkuar nga një faqe në internet, në të cilën parapagimi mujor është 200 euro.

“Fushata e njëjtë në të cilën janë paguar vetëm fotografitë, është paguar 300 mijë euro. Ato janë para të qytetarëve të cilat është mundur të harxhohen për më shumë vaksina, për oksigjen në spitale ose ndërtim të spitaleve modulare, për të cilat thonë se nuk ka para”.

“Ky pushtet ka para për gjithçka, vetëm për atë që duhet nuk ka. Pyesim nëse përmes fushatës së shtrenjtë për vaksinim, paguhet fushata e LSDM-së për zgjedhjet lokale. A e mbulon LSDM-ja marketingun e vet me paratë shtetërore. Por sado që mundohen të blejnë dhe manipulojnë, nuk do të arrijnë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey