VMRO-DPMNE prej sot nis me bllokimin e rrugëve në Shkup dhe 10 qytete tjera

Opozita maqedonas prej sot fillon me bllokimin e rrugëve në Shkup dhe 10 qytete tjera
Opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO-DPMNE prej sot fillon me bllokadimin e rrugëve kyçe në Shkup dhe 10 qytete në shenjë të protestës paralajmëruese kundër qeverisjes aktuale.

Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi se fillojnë me këto aktivitete për shkak të negociatave të fshehta që po i zhvillon dyshja Zaev – Buçkovski me Sofjen zyrtare, dhe që kanë të bëjnë me të ardhmen e Maqedonisë dhe procesin eurointegrues të popullit maqedonas, kombit dhe shtetit në kuadër të BE-së.
Bllokimet do të ndodhin nga ora 15-17 në Shkup në pjesët qëndrore afër QT Mavrovasja, Kuvendit dhe në pjesën tek “Nova Makedonija”, përcjell INA.

“Bllokada do të vazhdoj derisa publikut nuk i tregohet dokumenti, udhëzuesi apo siç të doni quajeni të cilin e negocion dyshja Zaev – Buçkovski me Sofjen zyrtare, kurse ka të bëjë me pranimin e Deklaratës që është miratuar nga Parlamenti bullgar në vitin 2019. Të jetë pjesë e procesi negociues. Të jem një hap më preciz, ai është klasteri i parë fondamental, gjegjësisht para-kapitull”, theksoi Mickoski.

Sipas tij, ky skenar rrezikon asimilimin apo bullgarizimin dhe ngrirje të ëndrrës evropiane. Ka ftuar partitë politike dhe Bashkimin Evropian që t’i dalë në mbrojtje popullit maqedonas.

“Nëse ndodh kjo, ne do të jemi para dy zgjedhjeve – asimilim – bullgarizim, që një ditë kur do t’i përfundojmë reformat, të jemi pjesë e Bashkimit Evropian ose lëshim dhe ngrirje të ëndrrës evropiane. Për këtë, apeloj deri te të gjitha partitë politike, pa dallim se a janë djathtist apo majtist, apo qendër. Pa dallim se a janë parlamentare apo jashtë parlamentit, të përfshihen në barrikadat sepse populli dhe kombi maqedonas meritojnë mbrojtje në këtë moment. Tani, të mos jetë vonë, sepse gabimi që do të bëhet sot, mund të ketë ndikim në ardhmërinë e të gjitha gjeneratave, të lindura dhe të palindura”, tha Mickoski. Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian, pasi siç tha populli maqedonas meriton nisjen e negociatave “pa kushte, pa udhëzues shtesë”. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey