VMRO-DPMNE: Qeveria të pranojë kërkesat e SASHK-ut, në vend që të kërcënojë mësimdhënësit

Qeveria në vend që të kërcënojë mësimdhënësit duhet t’i pranojë kërkesat e SASHK-ut dhe të mbështesë ligjin për nivelim të pagave të propozuar nga VMRO-DPMNE.

“Qeveria dhe LSDM dje përmes Ministrisë së Arsimit, Kovaçevskit me deklarata dhe LSDM me konferenca për media tentuan të pengojnë të drejtën e mësimdhënësve për grevë, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se pakënaqësitë e mësuesve për pagat e ulëta, qeveria po mundohet të shuajë me kërcënime.

“VMRO-DPMNE ka kohë që ka thënë se është e nevojshme harmonizimi i pagave në arsim me Marrëveshjen Kolektive, si dhe nivelizimi sipas pagës minimale. Për këtë kemi propozuar zgjidhje ligjore, e cila është refuzuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se kjo situatë do të ndodhë, por askush nga pushteti nuk ka dashur të reagojë, nuk duhet të ketë presion ndaj mësimdhënësve. Sepse ata duan vetëm atë që u takon ligjërisht. Ka para për rritje të pagave. Duhet vetëm që zyrtarët të mos na vjedhin si Dan Donçev, Dragi Rashkovski, Muhamed Zekiri, Filipçe, Kovaçevski e të tjerë”, shtojnë nga partia opozitare.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey