VMRO-DPMNE: Qeveria t’i ulë shpenzimet që të ketë para për punonjësit në arsim

VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media ka shfaqur përkrahje ndaj mësimdhenësve dhe sindikatës së arsimit për grevën në arsim. Sipas partisë opozitare maqedonase greva është legjitime në këtë moment kur kosotoja e jetës në Maqedoninë e Veriut vazhdimisht vjen duke u rritur.

“Në kushtet e rritjes së kostos së jetesës, kërkesat e punonjësve në arsim, shkencë dhe kulturë për paga më të larta janë legjitime. Madje, sipas marrëveshjeve kolektive, ata duhet të kenë nivelim të pagave dhe të mos kenë të ardhura pak më të larta se paga minimale”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Ata theksojnë se qeveria e udhëhequr nga Kovaçevski duhet t’i shkurtojë shpenzimet e panevojshme dhe të del në ndihmë të qytetarëve të cilët përballen me rritjen e madhe të çmimeve dhe vështirësive për mbijetesë.

“Qeveria e administruar nga Kovaçevski thotë se nuk ka para dhe se rritja e pagave do të shkaktojë inflacion, por harrojnë se Qeveria në të kaluarën ka shpenzuar miliona euro për blerjet e luleve, automjeteve zyrtare, apo edhe për tenderë kriminalë. Qeveria duhet ti reduktoi të gjitha shpenzimet e panevojshme dhe të ju del në ndihmë qytetarëve të cilët jetojnë dhe punojnë me ndershmëri”, thuhet në komunikatë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey