VMRO-DPMNE sot proteston para Ministrisë së jashtme

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE sot në ora 15.00 do të protesojë para Ministrisë së Jashtme, kundër siç thuhet bisedimeve të fshehta me Sofjen për identitetin dhe historinë maqedonase. Protesta do të zgjas deri në ora 17.00.

“Mjaft nga bisedimet e fshehta që Zaev dhe Buçkovski po i zhvillojnë me Sofjen, me anekse plotësuese në dëm të Maqedonisë”, theksoi deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski, përmes rrjeteve sociale. Ai theksoi se Qeveria duhet të jap llogari lidhur me këto bisedime. Kjo parti gjatë kësaj jave organizoi bllokada të rrugëve dhe udhëkryqeve në Shkup dhe 10 qytete tjera. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey