VMRO-DPMNE vendosi për referendumin, miratoi edhe pyetjen, javën tjetër nënshkrimet

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së mbrëmë ka vendosur që vendi të shkoj në referendum ku qytetarët do të deklarohet se a janë për anulimin ose jo të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, e cila i hapi rrugë vendit për në BE me çeljen e negociatave për anëtarsim, përcjell INA.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe pyetja e referendumit që do të jetë: “A jeni për heqjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, të publikuar në Gazetën Zyrtare më 18.1.2017?”.

Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, deklaroi se VMRO-DPMNE pa dyshim e përkrah integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por nuk e përkrah asimilimin, ndryshimin e fakteve historike, heqjen dorë nga veçantia e gjuhës dhe deformimi i identitetit.

Ai bëri të ditur se javën e ardhshme do t’i grumbullojnë të paktën 100 nënshkrime kualifikuese pas çka nisma e tillë do t’i dorëzohet Kuvendit.

“Në këtë iniciativë i nën..

“Në këtë iniciativë i nënshkruari i parë do të jem unë, Komiteti Ekzekutiv i partisë, deputetët, pas çka pres Kuvendi në afate të shpejta ta legjitimojë dhe miratojë nismën, pas çka do të fillojnë afatet për grumbullimin e 150 mijë nëshkrimeve për shpalljen e referendumit të obligueshëm, e përsëris të obligueshëm”, deklaroi Mickoski, duke shtuar se partia e tij do të bëjë thirrje të votohet shfuqizimi i Marrëveshjes me Bullgarinë, që sipas tij, është tejet e dëmshme.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey