VMRO: Filipçe të mos rri duarkryq, të miratojë masat kundër virusit “Delta”

VMRO-DPMNE-ne i ka kërkuar ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçes që të marrë masat kundër variantit “Delta” të korona virusit.

Filipçe të mos rri duarkryq dhe të miratojë masat kundër llojit delta të covid-19. Virusi “Delta” është tashmë i pranishëm në Maqedoni, të gjitha vendet janë duke futur kontrolle më të rrepta, vetëm qeveria e LSDM-së sillet pa përgjegjësi në vendin tone” thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Komisioni Shëndetësor i OBRM-PDUKM-së propozon këto masa :

Profesionalizimi i Komisionit për Sëmundjet Infektive;
Përshpejtoni vaksinimin kundër Covid-19;
Rritja e kontrollit kufitar;
Disponueshmëria e testimit për Covid-19;
“Plani i Bardhë” i qartë dhe i saktë për sistemin shëndetësor në një valë të re të Covid-19;
Rritja e disponueshmërisë së rrezeve X dhe testeve laboratorike për pacientët me Covid-19.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey