VMRO-ja nesër do të protestojë në 11 qytete

Partia opozitare VMRO-DPMNE do të protestojë nesër në Shkup dhe 10 qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut.

– Advertisements –

Nëpërmjet protestës, do të kërkojnë dokumentin, të cilin siç thonë, negocion kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësuesi special, Vllado Buçkovski me Bullgarinë.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në takimin me gazetarë.

Protesta do të zhvillohet gjatë periudhës prej orës 15:00 deri në ora 17:00, në tre vende në Shkup: te “Nova Makedonija”, te Parlamenti dhe te QT “Mavrovasja”./alsat

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey