VMRO-ja paralajmëroi interpelancë për Xhaferin

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së e ka lëshuar seancën e sotme në Kuvend, ku në rend dite është interpelanca për ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovsk.

Nuk do të marrin pjesë në votimin e kësaj interpelance, por paralajmëruan se do të parashtrojnë interpelancë për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Nuk do të keni mundësi të dëgjoni se çfarë mendon opozita, sepse do ta lëshojmë seancën, dhe do të parashtrojmë interpelancë për ju zotëri Xhaferi”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit të VMRO-DPMNE-së.

Xhaferi ia ktheu, se do ta presë me kënaqësi interpelanën ndaj tij.

“Fajtori kryesor jeni ju për të dy interpelancat, dhe rregullorja ka procedura në bazë të së cilave mund të kthehen dy pikat. Dhe e treta, unë me kënaqësi do ta pres interpelancën tuaj”, tha Xhaferi./TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey