Pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, kanë reaguar nga VMRO-ja opozitare.
“Vetëm dorëheqja e Filipçes nuk mjafton, nevojitet dorëheqje e Zoran Zaevit i cili është pjesa qendrore e piramidës së mos funksionimit të sistemit. Vetëm dorëheqja e Zaevit do të garantojë hetim të pavarur dhe objektiv. 14 jetë vdiqën në një institucion për sigurinë e të cilit është përgjegjëse shteti. Zaev të mos fshihet prapa dorëheqjes së Filipçe”, thonë nga VMRO-DPMNE.