VMRO: Përkrahim rritjen e pagave për sektorin publik, qeveria le të veproj

Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese për media kanë treguar përkrahje ndaj grevistëve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, të cilët janë në grevë përshkak se kërkojnë rritje të pagave.

“Qeveria le të pranon rritjen e pagave në sektorin publik, kanë para, le të mos vjedhin më. Punëtorët kanë të drejtë kur protestojnë dhe kërkojnë paga më të larta. Propozimi për rritje lineare të pagës është obligim për qeverinë, vetëm në këtë mënyrë do të barazohen pagat dhe do të arrihet barazia e duhur, por edhe të ndihmohet standardi i qytetarëve, i cili gërryhet dhe shkatërrohet nga inflacioni. LSDM dhe BDI të heqin dorë nga vjedhja dhe të riorganizojnë paratë për paga më të larta. Në vend të enëve të arit, granteve për Zaevin dhe tenderëve në REK, paratë mund t’i riorganizojnë tek qytetarët”, thuhet në komunikatë.

Nga VMRO-DPMNE thonë se nëse nuk rriten pagat, punëtorët do t’i ndjejnë edhe më rëndë efektet e krizës, duke mos arritur të mbulojnë shpenzimet mujore familjare e madje as të kryejnë detyrimet ndaj shtetit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey