“Dënim me vdekje”, ky është vendimi që ka marrë një gjykatë në Bjellorusi për dy vëllezër të cilët kishin vrarë në mënyrë brutale ish-mësueses së tyre.
Stanislav Kostsev, 19 vjeç, dhe vëllai i tij Illya, 21 vjeç, do ekzekutohen me nga një plumb në kokë, pasi u shpallën fajtor për vrasjen me thikë të ish-mësueses së tyre. Mësohet se, ish nxënësit e qëlluan 100 herë më thikë ish mësuesen para se të vinin nën flakë shtëpinë e saj, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Ata do të ekzekutohen duke ju lidhur sytë, do të gjynjëzohen e do pushkatohen duke u qëlluar nga pas kokës nga një ekzekutues shtetëror. Shpresa e fundit e dy vëllezërve për të qëndruar gjallë është falja nga presidenti Aleksandër Lukashenko , gjë e cila është e pamundur pasi në deklaratat e tij publike Lukashenko i ka quajtur ata fajtorë.
“Ata e qëlluan gjatë gjithë natës me thika, megjithëse ajo u lut për mëshirë”, është shprehur ai.
Bjellorusia është i vetmi vend europian ku gjykatat kanë të drejtë japin vendim për dënime me vdekje, ndërsa presidenti i vendit ka hedhur poshtë kritikat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Nga viti 1994 deri tani Aleksandër Lukashenko, ka miratuar gjithsej 250 dënime me vdekje dhe ka falur vetëm një.