Vrasja e çiftit në Australi/ Kush ishte Vetoni, djali i shqiptarit të njohur nga Maqedonia (FOTO)

Autoritetet në Australi kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që tronditi Melbourne më 31 dhjetor.

Në orën 10:30, 55-vjeçari Osman Shaptafaj qëlloi me armë zjarri drejt vajzës së tij Lindita Musai dhe dhëndrit Veton Musai.

Veton Musai është djali i ish-kryetari të Komunitetit Shqiptar në Australi, Alil Musai, i cili erdhi në Australi nga Maqedonia e Veriut në vitet 1980.

Babai Alili është ish-presidenti i Komunitetit Shqiptar të Melburnit i cili në vitin 2000 mbështeti refugjatët kosovarë që kishin ikur nga lufta e Serbisë, duke mundësuar më pas kthimin e tyre në shtëpi, përmes ministrit të atëhershëm të emigracionit Philip Ruddock.

Babai i vajzës, i cili jetonte 5 km larg çiftit, u gjet pak metra larg shtëpisë me plagë arme zjarri në kokë. Shaptafaj ndodhet në spitalin e Melbournit në gjendje kritike për jetën.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey