“Vrasja e gjeneralit iranian, më e rëndësishme se e Bin Laden”, ja deklarata e NATO

Gjenerali i NATO-s, Michael Barbero tha nga Tirana se vrasja e komandantit iranian Qassem Soleimani ishte më e rëndësishme se vrasja e terroristit Bin Laden apo udhëheqësit të ISIS Abu bakr al-Baghdadi.

Gjenerali i NATO-s ndodhet në Tiranë ku merr pjesë në një aktivitet për sfidat e sigurisë. Ai tha se Soleimani ishte arkitekt i paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme dhe të gjitha sulmet në këtë rajon janë bërë me urdhër të tij. Gjenerali gjithashtu konfirmoi se SHBA nuk do të futet në luftë me Iranin, ndërsa theksoi se NATO do të reagojë ndaj çdo sulmi që do të bëhet ndaj ndonjë shteti anëtar të Aleancës.

“As Hezbollah nuk do të sulmonte Izraelin nëse ai nuk do të jepte urdhrin e tij. Të gjitha sulmet e dhunshme që vinin nga shiitët ishin të udhëhequr nga Soleimani. 700 ushtarë amerikanë kanë vdekur nga këto armë që janë si rezultat i drejtimit të Qasem Soleimani. E kaluara e tij e bëri që të përcaktohej si një terrorist.

Meqenëse ai ishte një kriminel ndërkombëtar, ai ka shkaktuar vdekjen e shumë personave të pafajshëm në atë rajon në 15 vitet e fundit. Ishte tërësisht e justifikuar dhe ne do t’i përballojmë vetë pasojat. Ai trajnonte të gjithë forcat paraushtarake.

Nuk mendoj se ka një konflikt global në horizont. NATO duhet të intensifikojë mbështetjen e operacioneve në Irak. NATO është një aleancë që vazhdon të jetë e rëndësishme dhe vepron në mënyrë të përshtatshme. Mendoj që NATO do të reagojë ndaj çfarëdo lloj sulmi do ti bëhet ndonjë prej shteteve anëtarë të saj”, tha gjenerali.

Në takimin që zhvilloi me një grup deputetësh dhe ish-deputetësh shqiptarë në Tiranë, gjenerali i NATO-s, Barbero theksoi se SHBA nuk do ta pushtojë Iranin, ndërsa tha se do të negociojnë një marrëveshje të re për armët bërthamore me Iranin.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey