Vrasja e vajzës dhe dhëndrit/ Rrëqeth vëllai i Vetonit, ja mesazhi i fortë

Drilon Musai, vëllai i Veton Musait, të cilin vjehrri në Australi e ekzekutoi bashkë me të bijën, Lindita Musai ka bërë një postim mjaft prekës në rrjetet sociale. Ai thotë se vëllai dhe nusja e tij ishin dy engjëj, ndërsa kujtimi i tyre do të mbetet përgjithmonë.

Ju dhe Vetoni ishit zilia e të gjithëve. Vetoni ishte vëllai im, shoku im më i mirë. Pasioni i tyre për jetën, familjen dhe miqtë ishte i pakrahasueshëm. Kujtimet që kemi prej jush do të na mbajnë përgjithmonë dhe do të ndihmojnë në qetësimin e këtyre plagëve. Bota do të ishte një vend i mrekullueshëm nëse të gjithë do të kishin pikëpamjen tuaj për jetën.

Unë do të të dua gjithmonë, vëllai im, shoku im më i mirë. Më mungon shumë. Unë jam njeriu që jam sot falë jush. Ju ishit ylli më i ndritshëm në familjen tonë. Kujtoni Vetonin dhe Linditën për ata që ishin, dashurinë e tyre, pasionin e tyre, sepse të kujtosh atë që ndodhi është një padrejtësi. Ju lutem, hiqni telefonin, mbyllni laptopin, mbyllni ekranin dhe shkoni të përqafoni prindërit, motrat, miqtë tuaj dhe të gjithë ata që doni” shkruan ai ndër të tjera.

Pak orë përpara se të ndërroheshin vitet, shqiptari Osman Shaptafaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të vajzës Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrit Veton Musai 29 vjeç. E bija humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa dhëndri disa orë më vonë në spital. Ndërkohë që autori i ngjarjes makabre tentoi vetëvrasjen. Aktualisht babai që vrau vajzën e tij dhe burrin e saj, ka dalë nga gjendja e rrezikut për jetën sipas mjekëve.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey