Vrau të bijën dhe dhëndrin, çfarë po ndodh me babain shqiptar në Australi

Shqiptari Osman Shafpapaj akuzohet zyrtarisht nga autoritetet australiane për vrasjen e vajzës së tij dhe dhëndrit.

Akuza i është komunikuar në spital, aty ku ndodhet në shtrat pas të shtënave më 31 dhjetor të 2019. Shafpapaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është në mbikëqyrjen e Policisë.

Së shpejti ai do dalë para trupës gjykuese të Gjykatës së Melburnit ku do jepet edhe vendimi. Osman Shafpapaj vrau vajzën e tij, Lindita Musai dhe dhëndrin Veton Musai. Shkaqet reale të kësaj tragjedie brenda një familje emigrantësh shqiptarë nuk dihen ende por dyshohet se kishte të bënte me shkëputjen e vajzës së saj në një jetë të re, larg nga ai.

Më 31 dhjetor të 2019 Veton dhe Lindita Musai po festonin në shtëpinë e tyre përvjetorin e parë të martesës kur Osman Shafpapaj i dha fund jetës së të dyve.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey