Vret veten burri i parë i këngëtares së njohur shqiptare (Foto)

Këngëtari dhe producenti i njohur Franco Ciani vrau veten të enjten e shkuar në një hotel në Fidenza.

62-vjeçari njihet edhe si burri i parë i këngëtares shqiptare, Anna Oxa. Sipas “Corriere della Sera” autori i shumë këngëve si “Ti lascerò” (i cili fitoi Sanremo në 1989 kënduar nga Ana Oxa dhe Fausto Leali) kishte shumë borxhe.

Ishte shërbimi i hotelit, që e gjeti trupin e pa jetë të kantautorit në dhomën e hotelit në mëngjesin e së premtes. Para se të vdiste Cianë përditësoi foton e profilit në Instagramit duke vendosur imazhin e një engjëlli.

Ciani lindi në Bolonjë me 17 gusht 1957 dhe u martua me Ana Oxa kur ishte vetëm 19 vjeç. Mirëpo, pas divorcit ata nuk janë parë më bashkë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey