Vriten 215 civilë, shkelet armëpushimi në Jemen

Sharing is caring!


Më shumë se 215 civilë janë vrarë dhe mbi 2,000 të plagosur që kur një armëpushim hyri në fuqi në fund të vitit të kaluar në qytetin portual të Jemenit, Al-Hudaydah, njoftoi të hënën një milici që lufton për qeverinë jemenase.

Zyra e shtypit e ‘al-Weyat al-Amaliqa’, ose ‘Brigada Giants’, tha se gjithsej 217 civilë, kryesisht gra dhe fëmijë, ishin vrarë pas shkeljes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

Ai tha se 2,152 njerëz u plagosën gjithashtu, duke shtuar se vdekjet dhe lëndimet u shkaktuan nga sulme të rastësishme, zona të minuara dhe eksploziv të vendosur në rrugë dhe toka bujqësore.

Ai fajësoi gjithashtu OKB-në që nuk ishin në gjendje të mbronte civilët nga sulmet e rebelëve Houthi pavarësisht se kishte një vit qëkur ishte nënshkruar armëpushimi.

Dhjetorin e kaluar, përfaqësuesit e qeverisë jemenase dhe udhëheqësit e rebelëve Houthi mbajtën një raund bisedimesh të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara në Stokholm, të cilat dhanë një marrëveshje armëpushimi.

Jemeni është rrethuar nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi një fushatë sulmesh ajrore që synon të mbështesë qeverinë e vendit.

Sharing is caring!

Loading...
shares