Vuçiç bën prapakthehu/ “Nuk i kam mohuar krimet e Luftës…”, po msakra e Reçakut?

Deklarata e presidentit serb Aleksandër Vuçiç se “Masakra e Reçakut ka qenë e fabrikuar për të arsyetuar bombardimet e NATO” solli reagime të shumta jo vetëm të Prishtinës dhe Tiranës Zyrtare por edhe faktorit ndërkombëtar. Por për vetë Vuçiçin këto reagime janë thjeshtë këndvështrime të ndryshme dhe se shqiptarët nuk mund të detyrojnë serbët të pranojë këndvështrimin e tyre për krimet e luftës, ndërsa në lidhje me faktorin ndërkombëtar ai tha se vetë opinioni i tyre është i ndarë përgjysmë për sa i përket edhe pavarësisë së Kosovës. Gjatë një interviste për Euroneës Albania, Vuçiç tha se nuk i ka mohuar kurrë krimet e luftës dhe se Serbia ka dënuar shumë kriminelë lufte.

“Unë nuk i kam mohuar kurrë krimet e luftës dhe në Serbi kemi shumë të dënuar për krime lufte që vinin nga ish Jugosllavia dhe pavarësisht kombësisë. Ka këndvështrime të ndryshme, të cilat qenë të zakonshme për pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë. Kjo është saktësisht arsyeja pse ne duhet të përballemi me këtë problem dhe përse kemi nevojë të krijojmë lidhje dhe marrëdhënie më të mira mes nesh. Ju nuk mund t’i detyroni serbët të pranojnë të gjitha këndvështrimet dhe idetë tuaja. Kur analizojmë komunitetin ndërkombëtar lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës, ai është i ndarë dhe është saktësisht gjysmë për gjysmë,” tha Vuçiç.

Presidenti serb përcolli mesazh pajtimi dhe tha se rajoni duhet të ecë përpara drejt bashkëjetesës për të tejkaluar mosmarrëveshjet e së shkuarës. Vuçiç tha se e shkuara duhet lënë mënjanë e të fokusohemi te krijimi i një hapësire të gjerë për bashkëpunimin brenda rajonit dhe për të sjellë më shumë investitorë për rajonin tonë, si dhe për të sjellë njëri-tjetrin më afër drejt të ardhmes.

“Mos e dëno dikë për shkak se ai ka këndvështrime të ndryshme për të kaluarën, mundohu ta bësh mik për të ardhmen. Ne duhet të punojmë së bashku, ne duhet të jetojmë së bashku, duhet të krijojmë një atmosferë ndryshe në të cilën, njerëzit nuk duhet të ndëshkohen për shkak të gjuhës që flasim, për shkak të diçkaje që mendojnë ose që e kanë thënë ose që e kanë thënë me zë të lartë dhe që ka qenë ndryshe nga zyrtarët e shtetit apo të qytetit apo të provincës,” tha Vuçiç.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey