Vuçiq: E di që nesër dorëzon dorëheqjen, faleminderit Zoran! Mirë se vjen Kovaçevski!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në konferencën e sotme për shtyp në kuadër të Ballkanit të Hapur në Tiranë ka falënderuar kryeministrin në largim Zoran Zaev për kontributin, shkruan TV21. Vuçiq i ka uruar mirëseardhje mandatarit të ri Dimitar Kovaçevski.

“Zoran të faleminderit për gjithçka, për mundin e madh, sepse e di që nesër zyrtarisht do të dorëzosh dorëheqjen. Dua të falënderoj për gjithçka që ke bërë, për miqësinë mes Serbisë dhe Maqedonisë, dhe për miqësinë mes tri shteteve, për të cilën ke punuar. I uroj mirëseardhje zotëri Kovaçevskit”, tha Vuçiq.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey