Vuçiq flet për dialogun: Nëse Kurti s’vjen për ‘Zajednicën’ në Bruksel, të mos vijë fare

Vuçiq: Nëse Kurti s’vjen për ‘Zajednicën’ në Bruksel, të mos vijë fare.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nëse ‘Kurti shkon në Bruksel për të diskutuar njohjen e Kosovës, më mirë mos të shkojë”. Ai ka thënë se në Bruksel do të ‘duhej të diskutohej për Zajdenicën’.

“Nëse Kurti mendon se nuk do të diskutohet për Ascoaicionin e Komunave me Shumicë serbe dhe vjen për të diskutuar ‘Republikën e Kosovës’ nuk mund ta pranojmë këtë, s’ka për çka vjen dhe nuk do të duhej të më ftonin në takimin e Brukselit”, ka thënë Vuçiç, shkruan V.Novosti.

“Nuk besoj se do të ketë ndonjë ultimatum apo diçka të këtij lloji. Kur kam qenë në Shtëpinë e Bardhë nuk kam nënshkruar diçka të tillë dhe njerëzit nuk kanë pse shqetësohen. Tani dua t’i pyes të gjithë ata që mendojnë bashkë me Kurtin dhe Osmanin se ‘zgjidhja po vjen”, ku po i lëni ata njerëzit e mrekullueshëm që qëndrojnë prapë Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Vuçiq./Periskopi/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey