Vuçiq i thotë Kurtit se bota nuk ka lindur kur i fitoi zgjedhjet në Kosovë

Vucic: Kurti mendon se bota ka lindur kur ai i ka fituar zgjedhjet në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic edhe njëhere ka komentuar mbi deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të cilin ka thënë se nuk e kupton realitetin, por se mendon se bot alindi kur ai i fitoi zgjedhjet në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Ai këto deklarata i bëri kur u pyet për deklaratën e Kurtit për ‘Mond’ franceze se Vucic ende e konsideron Kosovën territor që Serbia duhet ta kthejë një ditë.

Vucic tha se Kurti nuk kupton realitetin dhe se kjo sipas presidentit serb shihet ne deklaratat e tij.

“Unë e kuptoj dhe kjo është arsyeja pse unë nuk jam dukë thënë se gjërat janë ideale, të mrekullueshme për ne. Kam frikë se ai nuk e kupton se gjërat nuk janë mirë as për ata. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ne të arrijmë një kompromis, por ai nuk e dëshiron atë. Ai mendon se bota lindi kur ai fitoi zgjedhjet”, u tha Vucic gazetarëve.

Vucic u viktimizua më tutje duke thënë se do të jetë e vështirë të flasësh me një qëndrim të tillë të palës tjetr.

“Por është e rëndësishme për ne që të tregojmë seriozitet, përgjegjësi dhe përkushtim, kjo është e rëndësishme”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Vucic ia përmend Kurtit zgjedhjet në Kosovë. Një veprim të tillë e kishte bërë edhe në deklarimin për media pas takimit që mbajtën të dy në Bruksel.

Vucic pas takimit i zemëruar tha se nuk e ka ditur “se Jezu Krishti ka lindur më 14 shkurt, ditën kur Kurti i fitoi zgjedhjet”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey