Vuçiq: Ja çfarë kërkojmë nga Maqedonia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se, nga Maqedonia kërkojnë vetëm miqësi të mirë dhe asgjë më shumë.

Ai ka komentuar anketën ku maqedonasit janë shprehur se Serbët janë fqinjët më të mirë.

“Ne jemi miqtë më të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut. Kush është më afër tyre se Serbia? Ne jemi të vetmit që nuk kërkojmë ndryshimin e emrit, flamurit, gjuhës dhe asgjë tjetër. Ne e duam popullin maqedonas. Ne nuk kërkojmë asgjë prej tyre. Përveç që të jemi në marrëdhëniet më të mira të mundshme, të jemi miq dhe vëllezër”, tha Vuçiq.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey