Vuçiq: Kam folur sot me Kovaçevskin! S’mund të them se është i lumtur

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq para Samitit BE-Balkani Perëndimor nuk u shpreh se është optimist për zgjidhjen e çështjes Shkup-Sofje, me çka do të hapeshin negociatat aderuese të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, përcjell TV21.

“Kam folur mëngjesin e sotëm me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe shpresoj se po, por nuk jam i sigurt,” u tha Vuçiq gazetarëve në Bruksel përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Presidenti serb tha se ka folur me kryeministrin Kovaçevski dhe se ai nuk duket i lumtur.

“Nuk mund të them se zoti Kovaçevski është i lumtur, do të shohim se çfarë do të ndodhë, shtoi Vuçiq.

Në lidhje me qëndrimin e Beogradit ndaj Shkupit, Vuçiq tha se Maqedonia e Veriut është vend mik i Serbisë.

“Gjithçka që ju ndjeni në Shkup, ne e ndjejmë në Beograd. Ne nuk presim asgjë nga ju. Ne presim të zhvillojmë marrëdhënie miqësore dhe vëllazërore dhe besoj se do të jemi gjithmonë bashkë në rrugët evropiane dhe në të gjitha rrugët tjera”, shtoi Vuçiq.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey