Vuçiq kërkon kompromis me Kosovën

Vuçiq: Kompromisi në dialogun me Kosovën do të ishte që të dy palët të humbin diçka.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur sot për dialogun me Kosovën, pas takimit me emisarin special të SHBA-së për Ballkanin Perendimor, Matthew Palmer dhe emisarin special të BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq thotë se kompromisi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte që të dy palët të mos fitojnë gjithçka, por të humbin diçka dhe të jenë njësoj të pakënaqur.

“Kompromisi në dialogun me Prishtinën do të ishte që të dy palët të mos fitojnë gjithçka, të humbin diçka dhe të jenë njësoj të pakënaqur, tha sot Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe theksoi se gjithçka tjetër që do të thoshte në këtë moment do t’i shkaktonte dëme të mëdha Serbisë”, shkruan Tanjug.

Duke iu përgjigjur pyetjes së N1 TV, cili do të ishte kompromisi në atë dialog, Vuçiq tha se nuk është e mundur të flitet për kompromis paraprakisht, sepse atëherë nuk do të ishte një kompromis, por do të ishte qëllimi që duam të arrijmë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey