Vuçiq komenton zgjedhjen e Osmanit: Deklarata jo-inkurajuese, ata duan njohje të madhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se deklaratat nga Prishtina pas themelimit të institucioneve nuk janë inkurajuese.

“Tani do të doja të pyesja ata nga Beogradi që i mbështetën, çfarë prisnit. Ata duan njohje të madhe, dhe kjo është që Prishtina të njohë Serbinë pa Kosovën. Faleminderit për atë ofertë, por kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq në TV Pink pasi u pyet për të komentuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.

Vjosa Osmani u zgjodh presidente më 4 prill, me 71 vota pro dhe 11 abstenime.

Osmani do të jetë në krye të presidencës në Kosovë për një mandat 5 vjeçar./Lajmi.net/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey