Vuçiq: Në pak ditë rifillojë bisedimet me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, tha se negociatat e ndërmjetësuara nga BE për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën do të rifillojnë brenda ditësh.

Ai nuk e saktësoi datën e rifillimit të bisedimeve, por tha: “Po flasim për ditë, jo javë”, duke shtuar se Serbia është gjithamonë e gatshme të bisedojë dhe se vendi i tij nuk dëshiron një konflikt të ngrirë, shkruan Free Europe.
Presidenti serb foli pas vizitës së Palmerit dhe Lajçakut në Beograd, të cilët e nxitën Beogradin për t’i rifilluar bisedimet. Qeveria serbe ka deklaruar se procesi i normalizimit me Kosovën është një ndër prioritetet e saj.

Para vizitës në Serbi, Palmeri dhe Lajçaku ishin edhe në Kosovë. Uashingtoni dhe Brukseli kanë thënë se normalizimi i raporteve është thelbësor për integrimin e mëtejmë të Kosovës dhe Serbisë në institucionet euro-atlantike.

Qeveria e Kosovës ka thënë fillimisht se dialogu me Serbinë nuk është në mesin e prioriteteve të para. Megjithatë, duket se presioni ndërkombëtar e ka bërë të veten dhe tashmë rinisja e negociatave duket e pashmangshme.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey