Vuçiq nuk ‘nin’ për Kosovën: Rruga Mitrovicë-Jarinje do të ndërtohet nga Serbia

Kosova e ka kundërshtuar këtë rrugë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar të hënën se për një muaj do të nis ndërtimin i rrugës Mitrovicë – Jarinje, që sipas tij do të jetë një pasqyrë, “e jo diçka që do t’i bënte me turp serbët nga gropat e shumta”.

Sipas tij, bëhet fjalë për një projekt të madh dhe një rrugë të rëndësishme, për të cilin paratë janë ndarë nga Qeveria e Serbisë.

“Do të jetë shumë i mirëseardhur për të gjithë serbët”, ka thënë Vuçiqi, përcjell faqja zyrtare e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Vuçiqi ka paralajmëruar se gjatë verës do të nisë edhe ndërtimi i spitaleve në Mitrovicë dhe Graçanicë.

Në fakt, kreu i shtetit serb ka kohë që ka paralajmëruar investime, mirëpo reagim zyrtar për këtë nuk ka pasur nga institucionet e Kosovës.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey