Vuçiq për Kurtin: Nuk e kupton realitetin, mendon se bota ka lindur kur ai ka fituar zgjedhjet

Po vazhdon beteja verbale politike mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Ky i fundit sot për mediat serbe ka përmendur sjelljen e Kurtit pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke thënë se ai po sillet siurse bota të kishte lindur më atë datë, shkruan lajmi.net.

“Kam kuptuar nga deklaratat e Kurtit se ai nuk e kupton mirë realitetin, por mendon se bota ka lindur kur ai ka fituar zgjedhjet. Ai thotë se është e rëndësishme të bisedohet, por Prishtina nuk do kompromis”, thotë Vuçiq.

“Kurti nuk e kupton realitetin”, Vuçiq tha kur u pyet edhe për deklaratën e kryeministrit të Republikës së Kosovës në “Le Monde” se Vuçiq e konsideron Kosovën si territor të Serbisë dhe se synon kthimin aty.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey