Vuçiqi nesër në Beograd pret në takim Palmerin e Lajçakun

Palmer e Lajçak nesër priten nga Vuçiqi në Beograd.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së, Matthew Palmer do të priten nesër në takim në Beograd nga kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimi Vuçiq- Lajçak është planifikuar për në orën 17:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë dhe Matthew Palmer do të bashkohet në takim në orën 17:30, njoftoi shërbimi për shtyp i Vuçiqit, transmeton Klankosova tv.

Zyrtari i lartë evropian, Miroslav Lajçak dhe ai amerikan, Matthew Palmer qëndruan për vizitë në Kosovë ku edhe sollën mesazhe për rinisjen e procesit të dialogut Kosovë-Serbi në mes të qershorit në Bruksel.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey