Vullnetarët e trajnuar nga të gjitha komunat e prekura do ta mbrojnë Malin Sharr nga zjarret

Ministri i Mjedisit Јеtsor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti kanë vizituar trajnimin për luftimin e zjarreve në ambiëente të hapura për forcat hapësinore të Malit Sharr, i cili është realizuar dje dhe sot në organizimin e IPPK i Malit Sharr me përkrahjen e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Njësis së Shërbimit të Zjarrfikësve nga Tetova.

Në trajnim u përfshinë më shumë se 30 vullnetarë nga shoqata civile për promovimin e masave për mbrojtje nga zjarri “ZJARRFIKSIT VULLNETAR” Tetovë, dhe morën pjesë edhe pjesëmarrës nga të shtatë komunat e parkut të ri kombëtar. Në të ardhmen është planifikuar që në vazhdimësi të organizohen trajnime të ngjashme dhe të rritet numri i personave të trajnuar për të vepruar sa më shpejt në rast të zjarreve në pyje.

“Ky trajnim zhvillohet në kohën e duhur, n prag të temperaturave të larta dhe rrezikut nga zjarret. E mirëpres aktivitetin e Menaxhmentit të Parkut të ri Kombëtar Mali Sharr dhe më vjen mirë të shoh që kujdesi për pasurinë natyrore të malit tonë ka ngjallur interesim dhe gatishmëri për t’u përfshirë në mbrojtjen e tij nga vullnetarë nga të gjitha komunat që janë pjesë e kësaj zone të mbrojtur”, tha Nuredini.

Fuqizimi i sektorit të shoqërisë civile në shuarjen vullnetare të zjarrit mbuloi tema si njohja me sistemin për mbrojtje dhe shpëtim, të drejtat dhe detyrimet e institucioneve në sistemin për mbrojtje dhe shpëtim nga zjarri me përdorim praktik të aparateve të zjarrfikësve dhe rrjetit hidrant, ndihma e parë, masat për mbrojtje dhe shpëtim, evakuimi dhe kujdesi i popullatës së rrezikuar, pajisjet mbrojtëse personale dhe kolektive, taktikat dhe teknikat e shuarjes së zjarreve në pyje në mjedise të hapura, dëmtimi i pyjeve nga zjarri dhe mbrojtja e pyjeve, si dhe pjesa praktike, përdorimi i raketave, fshesave KZ, ngarkuesve në shpinë, ventilatorë ajri dhe pompa uji me motor në shpinë.

Në këtë manifestim, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti, duke u shprehur i kënaqur për bashkëpunimin, dorëzoi 10 palë kostume mbrojtëse për intervenim në natyrë nga DMSH për nevojat e parkut kombëtar.

Me këtë rast, drejtori i IPPK i Malit Sharr Ibrahim Dehari, porositi vendasit dhe dashamirët e natyrës që të sillen me përgjegjësi gjatë vizitës në Parkun Kombëtar duke pasur parasysh rrezikun ekzistues të zjarreve dhe faktin se për momentin në IPPK Mali Shar nuk ka asnjë iniciativë për kufizim të lëvizjes në pyll.

Realizimi i trajnimit u mundësua me mbështetjen e Fondit Botëror për Natyrën (WWF Adria), Qendrës për Edukim dhe Zhvillim të Tearcës (CED), Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA).

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey